Turizmi “oksigjeni” i Gjirokastrës, synohet rritja e numrit të vizitorëve edhe gjatë dimrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turizmi “oksigjeni” i Gjirokastrës, synohet rritja e numrit të vizitorëve edhe gjatë dimrit

Turizmi është tashmë frymëmarrja e qytetit muze te Gjirokastres, por ndonëse flitet për një turizëm gjithëvjetor, fluksi më i lartë i turistëve shënohet vetëm në muajt e verës.

 

Edhe pse prej pranverës në vjeshtë numri i turistëve në Gjirokastër një vit më parë shkoi në mbi 200 mijë turistë të huaj dhe vendas, muajt e tjerë të vitit qyteti muze përballet me mungesën e vizitorëve të shumtë.

 

Advertisement

Sipas të dhënave nga zyra e turizmit në Bashkinë Gjirokastër llogaritet se numri i vizitorëve në qytetin e gurtë gjatë muajve të dimrit është vetëm 10 % e turistëve që vizitojnë Gjirokastrën në sezon veror, por strategjitë e reja turistike të praktikuara gjatë vitit të kaluar shënuan rritje të numrit të turistëve edhe gjatë muajve të dimrit.

 

Për njësitë e tregëtimit në Pazarin e Gjirokastrës ky sezon dimëror ishte më i mirë krahasuar me një vit më parë, por ende qyteti nuk ka arritur të tërheqë fluksin e madh të turistëve që kërkon biznesi.

 

Advertisement

Gjirokastra është një nga qytetet që mund të vizitohen çdo stinë.

 

Ky qytet i gurtë, trashëgimi botërore e UNESCO i fton të gjithë turistët vendas dhe të huaj, të kalojnë sa më shumë ditë në Gjirokastër, pasi tur operatorët ofrojnë paketa të ndryshme turistike edhe në dimër dhe qyteti ka për të ofruar shumëçka në çdo muaj të vitit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy