Nën tingujt e instrumenteve muzikore të zonës së veriut, ndërthurur me këngët dhe vallet e marra nga njëmbëdhjetë rrëfimet e vëllimit “Tregime të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit, vjen në interpretimin e Ansamblit Popullor premiera “Trimat e Jutbinës”.
Shfaqja, e cila më herët është vënë në skenë në vitin 2016, nga mjeshtri i valles Rexhep Çeliku, sjell brenda saj interpretime që nga elegjitë e deri te gëzimet, dhe ngre siparin në kuadër të festimeve të 65 vjetorit të krijimit të Ansamblit.
GEZIM HALILI
VALLTAR
Advertisement“Sigurisht përgjesia është shumë e madhe. Shfaqja është e një rëndësie shumë të veçantë siç është 65 vjetori i ansamblit popullor. Personazhi i Mujit është një personazh shumë i veçantë aq më tepër që këtë personazh e ka interpretuar Rexhep Çeliku dhe jam shumë i nderuar që më është besuar mua nga regjisori Gerti Druga. Pesha është shumë e madhe sepse ai është Rexhep Çeliku dhe shpresoj ti afrohem sa më shumë.”
Vepra sipas regjisorit Gerti Druga vjen e rikonceptuar duke ruajtur elementet autoktone e duke u lidhur me aktualitetin.
GERTI DRUGA
REGJISOR
Advertisement“E gjithë shfaqja dëshira ime është që të jepej ideja e një prralle e një ëndrre e realizuar nga e gjithë pjesa ë trupës ansambli popullor. Pastaj e gjithë ideja është realizimi i këtij cikli, ë këtij momenti të rëndësishëm të eposit e cila është e harruar. “Trimat e Jutbinës” si një shfaqe e këtyre viteve të fundit për nga përmbajtja është e re ndërsa në momente të caktuara është krejtësisht origjinale në shumë pika.”
“Trimat e Jutbinës” do të vihet në skenë më datat 9 dhe 10 nëntor, në orën 19.00, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.