“Travel Fest Albania”/ 14 dokumentarë për Shqipërinë, dokumentari me fokus turizmin dhe mjedisin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Travel Fest Albania”/ 14 dokumentarë për Shqipërinë, dokumentari me fokus turizmin dhe mjedisin

Në Gjirokastër u zhvillua edicioni i dytë i festivalit  “Travel Fest Albania”, festival i cili kishte në qendër dokumentarë që promovojnë turizmin dhe trashëgiminë kulturore.

 

Përgjatë dy netëve janë prezantuar 14 filma të autorëve të njohur nga vende të ndryshme të botës.

 

Advertisement

BURIM HALITI

REGJISOR

 

“Janë filmat me turizmin më së shumti nga filmat që kam parë kemi përzgjedhur filmat që kanë të bëjnë me turizmin, që kanë të bëjnë me kafshët në përgjithësi me turizmin nëpër botë, dhe kjo është një mundësi kur ti e shikon sesi në vende të ndryshme, larg Shqipërisë shikon sesi i kushtohet rëndësi dhe sesi mësojnë dhe sa interesant është që mbrojnë kafshët apo trashëgiminë kulturore që kanë.”

Advertisement

 

Ajo që ra në sy gjatë festivalit ishte potenciali i lartë turistik i vendit tonë.

 

IRINA MELUNGA

Advertisement

DREJTORE FILMI

 

“Jam e kënaqur që të jem në këtë festival pasi për mua është një mundësi e mirë mbi të gjitha  të shikoj filma nga e gjithë bota, sepse ‘Travel Fest Albania’ ka me të vërtetë prezantime nga shumë drejtorë filmash nga e gjithë bota. Mundësia e dytë që ky festival me jep mua është se mund të shikoj një vend të mrekullueshëm siç është Shqipëria. Është hera e parë që unë jam në Shqipëri dhe ishte ftesa për të marrë pjesë në festival e cila ma mundësoi këtë gjë dhe jam e kënaqur që të shikoj këtë destinacion të turizmit ndërkombëtar.”

 

Advertisement

Pjesëmarrës në këtë festival ishin 25 autorë të filmave dokumentarë nga Spanja, Franca, Britania e Madhe etj. Organizime të tilla, krahas vlerave artistike dhe kulturore që përcjellin,  promovojnë Gjirokastrën edhe si destinacion turistik ndërkombëtar  për vizitorët e huaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy