TKOB koncert për Micheal Jackon, muzika vjen si shkrirje mes zërave lirikë të korit dhe orkestrës simfonike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
TKOB koncert për Micheal Jackon, muzika vjen si shkrirje mes zërave lirikë të korit dhe orkestrës simfonike

Tingujt e këngëve më të njohura të ikonës së pop-it, Micheal Jackson po bëhen gati të interpretohen në një koncert vokal-simfonik nga trupa artistik e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Nën dirigjimin e kompozitorit italian Roberto Molinelli, ky koncert homazh është konceptuar si një shkrirje mes zërave lirik të korit dhe orkestrës simfonike.

“Ishte e vështirë pasi muzika e tij është rock, pop, me instrumente elektronike, me bateri, kitarë, etj. Ne i kemi këto instrumente, por i kemi bashkuar bashke me orkestrën dhe simfoninë e operës kështu që me duhet te them se orkestra e operës është një nder me te mirat me te cilat kam bashkëpunuar, sepse ata janë te mrekullueshëm me këtë lloj muzike. Është shume me ndryshe me Puccini, Verdi apo dhe shumë vepra të tjera që janë vënë në këtë skenë”, tha Roberto Molinelli.

Micheal Jackson ka lënë një pasuri të panumërt këngësh, që mbajnë firmën e tij, e ato do të vijnë të përmbledhura përmes një repertori të zgjedhur në mbi dy orë përmes këtij koncerti.

Advertisement

Atmosferën magjike, rikthimin pas në kohë dhe emocionet e muzikës së Michael Jackson do të keni mundësi ta ndiqni të interpretuar në  skenën e teatrit të operës dhe baletit sonte në mbrëmje, në orën  20:00./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy