Tirana qendër eventesh dhe konferencash ndërkombëtare, dizajnerë dhe ekspertë bëhen bashkë për logon e Tirana MICE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tirana qendër eventesh dhe konferencash ndërkombëtare, dizajnerë dhe ekspertë bëhen bashkë për logon e Tirana MICE

Dizajner, arkitektë, aktivistë dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës u bënë bashkë në takimin e dytë të Tirana MICE për të promovuar zhvillimin e industrisë eventeve dhe konferencave në Tiranë e Shqipëri.

 

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi vuri theksin te vizioni i Tiranës për zhvillimin e industrisë së turizmit. Seferi nënvizoi se MICE Tirana është realitet dhe jo thjesht slogan. “Tirana ka xhevahire në çdo hap që ne kthehemi. Xhevahire si gjeografike, si historike, por edhe sociale. Mjafton qe të themi se në Tiranë bashkëjetojnë 144 kombësi të ndryshme, kultura dhe etni të ndryshme. Mjafton të flasim për bashkëjetesën fetare. Ky vit që është Viti i Sporteve, duket sikur gjërat i kemi të shkëputura kur themi Viti i Rinisë, Viti i Sportit. Jo, Tirana tanimë është një qendër që zhvillohet 360° në të gjitha ditët e vitit”, tha Seferi.

 

Advertisement

Dr. Saimir Kristo, zv Dekan i Universitetit Barleti theksoi se qëllimi i bashkimit të dizajnerëve është për t’u fokusuar tek Tirana si qytet i mikpritjes dhe nuk është diçka formale, por për të krijuar një network funksional.

 

“Të hidhen ide kreative mbi brandin dhe logon Tirana MICE. Diskutime mbi vizionin e Tirana MICE dhe workshop për të dalë ide mbi MICE në Tiranë”, tha Kristo.

 

Advertisement

Ekspert i dizajnit Fisnik Ismaili, njëherësh autori i obeliskut ‘Newborn’, nënvizoi se Tirana duhet parë si një përvojë që vepron organikisht, por dhe spontanisht.

 

“Duhet të dijmë ta mbajmë një balancë kur duam të bëjmë gjëra nga zemra edhe t’i kontribuojmë ato për vendin, si sot që po shpresojmë me dalë me një produkt si rezultat i brainstorm-eve. Edhe të mësojmë prej folësve, por edhe të prodhojmë diçka të lezetshme që do të përfaqësojë MICE dhe Tiranën. Tirana gjithmonë e ka pasur atë shpirtin të cilin unë mendoj që duhet fuqimisht me ia ruajtur. E kjo është identiteti i saj, shpirtin që e ka e ndjesinë që ta jep”, deklaroi ai.

 

Advertisement

Endri Pano deklaroi se Tirana MICE është një pjesë shumë e rëndësishme e hotelerisë dhe e veprimtarisë së saj.

 

“Klienti fokusohet shumë te ajo ç’ka ti do dorëzosh, pra, pret nga ty. Mund të jetë i përgatitur për një pjesë, për një koncept, por totalisht pret nga ty. Pret nga ty për kreativa, për arredim, për ndriçimin, audion, foninë, për gjithçka. Dhe, nuk do të dëgjojë “jo”. Bëhet? Po, bëhet. Kjo na ka dhënë një shtysë që MICE ta konsiderojmë pjesën më të rëndësishme të hotelerisë. Sepse edhe shifrat e suportojnë. Një klient i MICE është ndryshe nga një klient i akomodimit. Klienti i MICE shpenzon më shumë”, deklaroi Pano.

 

Advertisement

Vasjen Katro, dizajner vizual tha: “Funksioni është pjesa më kryesore do thosha. Një dizajn ka dështuar, ka falimentuar nëse funksioni nuk është i kryer. Por ka disa perspektiva në të gjithsesi. Nëse është dizajni si estetikë, si art është tjetër muhabet. Në raste konkrete si puna e MICE nuk mendoj që dizajni duhet të jetë estetik apo art. Arti është i bukur, është subjektiv, por në raste konkrete si MICE dizajni duhet të jetë funksional, dhe arti të përdoret për të zbukuruar anën funksionale”.

 

Jonid Jorgji, Drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative e cilësoi tepër të rëndësishme iniciativën e ndërmarrë nga Bashkia Tiranë për zhvillimin e Tirana MICE.

 

Advertisement

“Kontributi i të rinjve dhe studentëve në këtë projekt është thelbësor .Ne si industri kreative i mbështetim të rinjtë me hapësira për të punuar dhe zhvilluar idetë e tyre”, theksoi Jorgji.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy