Tirana do të jetë vendi mikpritës i aktivitetit, Javët Kulturore Ndërkombëtare 2022, e cila është një nismë e Ministrisë së Kulturës. Ky projekt do sjell në Shqipëri artin, kulturën, kulinarine, por edhe aktivitete sportive nga 18 vende të ndryshme të botës.
E konceptuar si një mozaik aktivitetesh kulturore ndërkombëtare, që do të zhvillohet përgjatë gjithë vitit, në fokus aktivitetet do te kene rininë dhe promovimin e vendit.
ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURËS
“E pamë si një mundësi btë mirë këtë për të krijuar radhë kontaktesh, por për të sjellë dhe personazhe të fushave të ndryshme. E shikojmë këtë si një mundësi shumë të mirë për të krijurar ura komunikimi mes të rinjve por edhe bizneseve.”Advertisement
Aktivitetet do të startojnë në kryeqytet më datë 25 prill, në javën e dedikuar Francës e më pas do të shtrihen dhe në pjesë të tjera të vendit.
MERI KUMBE
ZEVENDES MINISTRE E KULTURES
“Secili shtet do të ketë një bashkëpunim me teatrin, operën filmin, kulinarinë. Lidhur me ata yjet e artit që secili shtet do të ketë, unë do të zbulopj sot vetëm Francën, që është dhe i pari shtet që e starton. Fokusi ynë gjithashtu do të jetë dhe tek aktivitetet për fëmijë.”
Nëpërmjet këtij projekti synohet njohja dhe forcimi i marëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.