Tinka Kurti feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush sot artistja e madhe e skenës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tinka Kurti feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush sot artistja e madhe e skenës

Aktorja e madhe e skenës shqiptare Tinka Kurti feston sot 90-vjetorin e lindjes.

 

Me role karakteri ajo spikati jo vetëm për dramën që këto role mbartën, por dhe mënyrën e interpretimit. Në një foto të realizuar gjatë xhirimeve të filmit “Balada e Kurbinit”, ajo shfaqet me një portret që nuk do të harrohet asnjëherë, përkrah Petrit Malajt, i cili luan personazhin e Dart Skuraj, emrin e së cilit do t’ia vendoste më vonë të birit.

 

Advertisement

Prej vitit 1949 ajo u emërua aktore në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku interpretoi mbi 120 role. Tinka Kurti do të shkëlqejë në rolet protagoniste në shfaqjet: “Gjaku i Arbërit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, “Fisheku në pajë”, “Fejesa” etj. Ajo ka interpretuar mbi 35 role në kinema dhe do të mbahet mend në rolin e prostagonistes, në filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë ”Tana”, në vitin 1958.

 

Tinka ka spikatur me rolet e Nënë Pashakos tek filmi “Yjet e netëve të gjata”(1972), Nëna tek filmi “Çifti i lumtur”(1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”(1993) etj.

 

Advertisement

Megjithëse ka lindur në Sarajevë më 17 dhjetor 1932, ajo është shprehur se: “Unë jam aktore e Shkodrës. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia”. Në këtë udhëtim kumtimesh të epërme ky shëmbëllim i femrës ngadhnjimtare, ka skalitur në mbamendjen e kinemasë dhe teatrit më shumë se 120 role.

 

Arsimin bazë 7-vjeçar ajo e mori në Sarajevë dhe kur ishte vetëm 13 vjeç familja e saj u shpërngul për në qytetin e Tiranës ku vazhdoi edhe studimet në Politeknikumin e Tiranës.

 

Advertisement

Sikurse e thotë shpesh edhe vetë Tinka Kurti, ajo rastësisht u regjistrua për të studiuar në degën e Dramës në shkollën e mesme të Dramës së asaj kohe. Shumë pak kohë pasi kishte filluar të ndiqte studimet në këtë specialitet, ajo u përjashtua nga shkolla me motivacionin “shfaqje të prirjeve liberale”.

 

Ishte pikërisht regjisori Andrea Skanjeti ai që pikasi talentin e saj të jashtëzakonshëm për ta rikthyer Tinkën edhe njëherë tjetër në skenë me shfaqjen “Dasëm Shkodrane”. Pas themelimit të Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës ajo bëhet pjesë e trupës si aktore gjysmë profesioniste dhe ishte gjithashtu ndër 10 aktorët që themeluan institucionin e qytetit të Shkodrës.

 

Advertisement

Ka qenë çmimi “Aktorja më e mirë e Republikës” dhe kupa e festivalit në Festivalin e parë të Teatrit Shqiptar që e ngjitën aktoren Tinka Kurti në kategorinë e aktorëve profesionistë me rolin në shfaqen “Toka Jonë” me regji të Kol Jakovës.

 

Gjatë karrierës së saj aktorja Tinka Kurti ka interpretuar rreth 260 role në skenën e teatrit dhe 95 role në kinematografi.

 

Advertisement

Në 1994 ajo hyri në Enciklopedinë e Institutit Biografik Amerikan si një nga 5,000 gratë më të shquara në botë dhe madje më 17 Dhjetor 2007 ajo u ftua në Uashington (SHBA) për të vendosur një pllakë mermeri me emrin e saj në këtë Institut.

 

Tinka për karrierën e saj artistike është vlerësuar me Çmime dhe Tituj të tjerë si Artiste e Merituar & Artiste e Popullit 1961, me urdhrin “Grand Master” i akorduar nga Presidenti i Republikës për veprimtarinë e saj artistike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy