Notat e muzikës klasike ngjallën emocione mbrëmjen e të dielës ne kështjellën e Argjirosë në Gjirokastër.
Turistë vendas dhe të huaj patën mundësi të ndjekin për 3 netë radhazi konkursin ndërkombëtar Tempo, me pjesëmarrjen e 210 artistëve të rinj nga Shqipëria dhe Kosova.
Festivali i muzikës klasike është tashmë një traditë e përvitshme në Gjirokastër.
KRISTINA PETROLLARI, PIANISTE – Kam zbuluar një gjë që është një surprizë e vërtetë, Gjirokastra na ofron të gjithë mbështetjen, besimin, çdo gjë që na duhet, e kemi në duar.
AdvertisementDorina Laro, Violinçel—Këtu është gjithmonë një magji, këtë vit kemi pasur shumë çmime, e gjithë kjo sjell një atmosferë , këtu tregohet se me çfarë mund të ushqehet një artist i ri.
Koncerti instrumental krijoi një atmosferë artistike të veçantë në kalanë e Argjirosë, duke iu shtuar aktiviteteve të larmishme të fundjavës në qytetin e gurtë.