Viti i ri artistik e gjen Teatrin Kombëtar pa një bord drejtues, i cili për pasojë duket se mban peng dhe hartimin e një kalendari për 2023.
Altin Basha, i cili prej një muaji drejton këtë institucion pret miratimin e Ministrisë së Kulturës.
ALTIN BASHA
DREJTOR I TEATRIT KOMBËTAR
Advertisement“Ne kemi bërë propozimin për emrat e bordit të ri të Teatrit Kombëtar, në vazhdimësi të procedurave presim konfirmimin dhe më pas sigurisht nisim vendimmarrjen për projektet e këtij viti. Ndërkohë teatri këto kohë ka qenë në aktivitet. Besoj në mes të janarit do kemi miratimin e bordit kështu do nisim dhe projektet që do nisin kërkojnë dhe kohën e tyre.”
Por skena e Teatrin Kombëtar ka pritur shfaqjet e para . Në të po rivihen shfaqje të sezonit të kaluar dhe bashkëpunime, si dhe është planifikuar që të sillen 3 deri në 4 premiera gjatë këtij sezoni.
ALTIN BASHA
DREJTOR I TEATRIT KOMBËTAR
Advertisement“Këtë sezon ne e nisim deri në momentin që do të kemi produksionin tonë të parë, me bashkëpunimet që kemi me teatrot e rretheve. është një bashkëpunim mbi një memorandum që na lejon të shkëmbejmë shfaqet. Këtë javë teatri i Durrësit “Aleksandër Mojsiu” ka shfaqje në skenën e teatrit kombëtar dhe sigurisht në vazhdimësi teatri kombëtar do të vijojë me repertorin e shfaqjeve të tij.”
Ndonëse në rolin e drejtuesit të institucionit të teatrit, Basha nuk e përjashton mundësinë e vënies në skenë dhe te shfaqjes së tij si regjisor.
ALTIN BASHA
DREJTOR I TEATRIT KOMBËTAR
Advertisement“Nëse bordi do e gjykojë se krijimtaria ime vlen në rritjen e nivelit të repertorit të Teatrit Kombëtar, pse jo.”
Ndërkohë edhe teatri Metropol dhe ai Eksperimental ende nuk kanë një kalendar artistik.