Për të dytin vit radhazi skena e Teatrit të Operës dhe Baletit, zbret në sheshet kryesore të qyteteve të vendit, me një kalendar të ngjeshur artistik.
Turi veror vjen me një mozaik aktivitetesh, ku përmes artit kërkohet t’i jepet frymë jetës kulturore nga veriu në jug.
“Kemi 69 shfaqje që do të vihen në qytet të ndryshme dhe me gjeometri të ndryshme duke futur këtu edhe ansamblin, edhe operën edhe baletin. Do të vëmë në skenë “Carmina Burana” Ansambli në Shkodër me “Jaret Shkodranë” në Kalanë Rozafa, muzikën e Enio Morricones, Micheal Jackson, kryeveprat e Puccinit etj. Pra teatri është aktiv me të gjithë trupat e tij”, tha drejtoresha e TKOB, Abigeila Voshtina.
Këtë herë turit veror do ti bashkohen edhe dy artistët shqiptarë me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa dhe Ermonela Jaho.
“Dy pikat më pikante që ne kemi është tenori Gëzim Myshketa, i cili rikthehet për herë të parë në qytetin e tij të lindjes në Durrës. dhe rikthimin e Ermonela Jahos për të interpretuar pas 10 vitesh.”
Këtë vit kalendari artistik veror do të vazhdoj deri në muajin tetor./vizionplus.tv