Artisti i rekordeve Guiness, Saimir Strati ka folur për mozaikun e tij të parë, teksa ishte i ftuar në “Quo Vadis”.
Ai tregoi se veprën e tij të parë e realizoi kur ishte 14 vjeç, teksa foli edhe për lidhjen e veçantë me nënën e tij.
Pjesë nga intervista:
Pranvera Borakaj: Ky është mozaiku i parë. Në çfarë moshe e ke realizuar këtë?
Saimir Strati: Unë kam qenë vetëm 13-14 vjeç.
Pranvera Borakaj: Kishe një mentor?
Saimir Strati: Jo, sapo ishte mbyllur mozaiku i Muzeut Kombëtar, por kur e shikoj kam ngelur i befasuar. Unë nuk kisha mundësinë që ta riprodhoja të gjithën edhe nëse do të doja, sepse duhet të përsosesh në vizatim, në ide, por bëra atë vallen e veriut. Nëna ime e ka mbajtur në mënyrën më të përsorur.
Me kë ke qenë më i lidhur në fëmijëri? Me cilin nga prindërit?
Saimir Strati: Me nënën, se ajo më jepte më shumë liri. Duhej të prisnin që të mbaroja unë diçka që kisha nisur mbi tavolinë, për të ngrënë bukë. /vizionplus.tv