Pritjes së “Sunny Hill Festival”, që zhvillohet për herë të parë në Tiranë i erdhi fundi.

 

Nesër në orën 14:00, në parkun e liqenit artificial të Tiranës do të performojnë artistë shqiptarë dhe jo vetëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një nga organizatorët e këtij festivali, Fat Gjakova tregon se edhe pak ka mbetur që skena më e madhe muzikore e ngritur ndonjëherë në vendin tonë, të dhurojë tinguj dhe emocione të veçanta.

 

Gjakova shton se shumica e biletave janë shitur, por për ata që ende nuk e kanë një të tillë mund të rezervojnë online ose ta blejnë fizikisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Festivali do të zgjasë tri ditë, më 26, 27 dhe 28 gusht. Në total do të performojne 40 artistë të ftuar nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa.

 

Më herët, “Sunny Hill Festival” u zhvillua në Kosovë, ku rreth 100 mije qytetarë shijuan ritmet e muzikës shqiptare dhe asaj të huaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";