Mbas disa dekadash, me mbështetjen e “Bashkisë Tiranë”, dy shkollat artistike kryesore të Shqipërisë, risjellin frymën e bashkëpunimit artistik, duke frymëzuar dhe motivuar brezat e rinj me anë të praktikës artistike në skenë. Mbi 200 nxënës dhe mësues janë të angazhar në një repertor të muzikës serioze kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky koncert është edhe një homazh për brezat e kaluar të artistëve pedagogë, të cilët me pasion, punë dhe dashuri për artin, krijuan traditën shumëvjeçare të përcjelljes së dijes, që prej themelimit të këtyre shkollave.

Orkestra Simfonike dhe Kori është përbërë nga nxënësit dhe mësuesit e Liceut Artistik “Jordan Misja”, me solistë Alba Metaj (violinë), Etleva Kolnikaj (piano), Edlira Novaku Gjoni (violonçel), Erjana Riza (piano), Lorian Deda (bariton) dhe Albana Bajraktari (soprano) nën drejtimin e dirigjentëve të Liceut, Mira Sulejmani, Besa Kacinari dhe Andi Kongo.Numrat koreografikë do të interpretohen nga nxënësit e “Shkollës Kombëtare Koreografike” me solistë Eskiejda Allka, Mirjan Llapushi, Bianka Skënderi, Graciela Sallaku, Uendi Xhixha, Floresida Hida, Ester Koni dhe Justin Deda. Koreografitë janë krijuar nga Blerina Arbana, Joli Eleni Gjovreku, nën kujdesin e drejtoreshës së “Shkollës Kombëtare Koreografike” Blerina Arbana.

Drejtimi artistik i koncertit është nën kujdesin e Etleva Kolnikaj, drejtoreshë e Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";