23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

Dita Botërore e Librit dhe të drejtës autoriale këtë vit zhvillohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

Librat janë miqtë, udhëzuesit dhe filozofët tanë më të mirë.

Në këtë datë në vitin 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo datë është një thirrje për njerëzimin për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit./vizionplus.tv/