Dikur kamarier, e më pas një artist i madh, kjo është historia e aktorit dhe humoristit shkodran Sandër Ruçi.

I ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, Ruçi rrëfeu fillimet e karrierës së tij, Ai zbuloi se ka qenë babai i këngëtarit Sidrit Bejleri i cili ka vënë re fillimisht talentin tek ai.

Më pas rrëfeu se e ka nisur karrierën si amator, pas këmbënguljeve të shumta që i bëri një miku i tij kamarier.

Pjesë nga biseda:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pranvera Borakaj: Kush të zbuloi në fillim, si ka qenë fëmijëria, kush të spikati?

Sandër Ruçi: Unë kam qenë në klasë të tretë, babai i Sidrit Bejlerit ka qenë aty si edukator. Në shfaqe me fëmijë duke luajtur me fëmijë pantonim, duke u ulur të marr një kops për pantallonat mu grisën edhe mbrapa. Ajo që është më kryesore kur hyra unë luaj, kam qenë kamarier. Shkodra ka patur një lëvizje amatore të shkëlqyer, viheshin në rresht të gjithë ata Hyqmet Prizreni. Shumë nga elementët kanë përfunduar në estradën profesioniste. Duke punuar arty kamarier më thotë një djalë kemi estradë, ik more i thashë unë me gjithë estradën. Megjithatë hyra unë, kisha një recitim të Skënder Temalit “Jam ushtar”. Hyra unë me mbush radhëm meqënëse më thanë, aty më paska parë Paulini. Në 76-ën kam hyrë në estradë.

Pranvera Borakaj: Kishe emocione?

Sandër Ruçi: Ditën e parë të estradës kisha shumë emocione të mëdha, vetëm se e kisha mësuar tekstin dhe gjithë salla shpërtheu. Mbas shfaqjes filluan të më nxirrnin si konferencier. Kur një natë thashë faleminderit për vëmendjen, më tha sekretari partisë mos e përsërit më.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pranvera Borakaj: Të mbështeti familja?

Sandër Ruçi: Unë isha beqar në atë kohë edhe pse u martova i ri. /Vizionplus.tv/