Edhe pse një nga aktorët më të mirë të plejadës shqiptare, sidomos asaj shkodrane, Sandër Ruçit ju deshën shumë vite që t’i akordohej titulli “Mjeshtër i Madh”.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Sandri rrëfeu se si letrat anonime ishin bërë shkak që atij t’i shtyhej pafund dhënia e titullit “Mjeshtër i Madh”.
Pjesë nga biseda:
Pranvera Borakaj: Ndalemi te titulli “Mjeshtër i Madh”, si u ndjeve?
Sandër Ruçi: Para titullit “Mjeshtër i Madh” kam marrë në vitin 2004 nga presidenti Moisiu medaljen e artë të mirënjohjes. Pas 10 viteve më ka lajmëruar një mik i imi: “Sandër e gëzofsh titullin. E kam marrë more një titull i them unë, me kë flas. Unë isha në Broks.
Pranvera Borakaj: Nuk ishe në dijeni?
Sandër Ruçi: Kisha çuar dokumentat. Kishte pas nënkëmbëset e veta por ishte vonuar, pak rëndësi. I thashë unë pse, më tha letrat anonime se s’ke punuar amator. Nishani me të cilin kam ruajtur raporte dhe ja kam ditur për nder. Me thënë të drejtën deri sa ma dhanë nuk e besoj se e kisha marrë titullin. Për kokë të fëmijëve nuk e kisha besuar, se më dukej titull i jashtëzakonshëm.
Pranvera Borakaj: Ndiheshe keq për letrat anonime?
Sandër Ruçi: Të gjithë e kanë ëndërr atë lloj titulli. Në 7 vetë që kishim në qytet trupën, 6 e kishin e marrë unë jo. Unë jam rast i veçantë në botë. Një njeri jashtë teatrit merr dy tituj, kontribuon jashtë teatrit. Unë dhe gruaja ime marrim 2 mijë dollar pension.
Pranvera Borakaj: Të ka dhënë një lloj komoditeti tjetër Amerika?
Sandër Ruçi: Amerika më ka edukuar në një formë tjetër. Jam përshtatur në Amerikë. Atje që nga rregulli i ligjit deri te makina, po të doli polici ta ul hundën. Amerika qoftë bekuar.
Pranvera Borakaj: Sa lekë të kanë borxh këta këtu?
Sandër Ruçi: Ua kam falur. Parja për mua ka qenë gjithë jetën me lujt teatër unë, jo ata me mua. /Vizionplus.tv/