Zhani Ciko, ish-drejtor i suksesshëm i Teatrit të Operës dhe Baletit në Shqipëri, dirigjent i shumë veprave, një nga emrat që u hapi dyert shumë artistëve, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, me moderatoren Pranvera Borakaj, ku tregoi shumë nga jeta e tij personale dhe profesionale ndër vite.

Në vitin 1970 në moshën 24-vjeçare Ciko u emërua Drejtor Artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1973 kur iu ndalua dalja në skenë nga regjimi diktatorial i kohës dhe u dërgua për të punuar si mësues i thjeshtë muzike në Patos.

Tregon se nuk është penduar kurrë që mori drejtimin e Teatrit në moshë të re dhe thotë se ka bërë e propozuar gjëra të mira. E kujton si një periudhë të bukur sepse ka realizuar ato që ka dashur dhe i është dhënë besim. Megjithatë, ka pasur dhe vështirësi, pasi në vitet kur Zhani Ciko drejtonte Teatrin e Operas dhe Baletit shumë vepra ishin të ndaluara. Megjithatë ai ia arriti që të vërë në skenë “Simfoninë e 9-të të Beethovenit” dhe rrëfen në Vizion Plus se si ia argumentoi regjimit nevojën për muzikë të huaj.

Zhani Ciko: Ëndrra ime që përpara ’90 ishte që…kjo më shqetësonte mua, pse ne të jemi të mbyllur, pse mos kemi mundësi…në një moment ishte hequr dhe muzika klasike. Kur unë u bëra udhëheqës artistik në moshën 24-vjeçare, u bëra pikërisht për këtë. Do ndikoj që kultura jonë të hapet. Dhe vërtet, arrita të vë në skenë atëherë “Simfoninë e 9 të Beetheovenit”, të argumentoj në instancat më të larta që pse duhet ta bëjmë ne, në një kohë që gjithë veprat e huaja ishin ndalur këtu te ne. Nuk mund të kishte zhvillim të muzikës shqiptare pa marrëdhëniet me kulturat botërore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë për të lobuar për të hapur këto dyer?

Zhani Ciko: Unë mendoj se duhet të gjeje argumentin “pse”. Dhe argumenti im në këtë rast ishte se Shqipëria përpara ka pasur disa artistë të mëdhenj, siç janë ky brezi i parë. I pari ka qenë babai im në moshë…gjithë ky grup ka merita të mëdha. Kishim disa artistë, kurse në vitet ’70 kur unë rezlizova “Simfoninë e 9-të”, ne në Tiranë kishim tre orkestra simfonike, kishim kore, të shkollës, të Teatrit të Operas, pra kisha në atë kohë 500 artistë që punonin në Teatrin e Operas. Unë më i riu në moshë isha drejtuesi artistik i tyre, ishte një mundësi e madhe. Arrita të argumentoj që ne do ta vëmë Beethovenin për të treguar se kush është Shqipëria sot. Ky argument i pëlqente atyre sepse tregonte një realitet në fund të fundit. Atëherë thanë “Po”. Kështu dhe të tjera gjëra./vizionplus.tv