Të jesh artist, do të thotë të udhëtosh në vende të ndryshme të botës. Vështirësia më e madhe është të qëndrosh larg familjes, thotë “Nderi i Kombit”, Bujar Qamili, i ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj.

Artisti i madh tregon se si bashkëshortja e tij ngacmohej nga persona të tjerë kur atij i duhej të udhëtonte dhe qëndronte për njëfarë kohe në vende të huaja. Madje, tregon këngëtari, bashkëshortes së tij i është thënë që ai nuk do të kthehej më pasi ishte martuar me një grua tjetër.

Bujar Qamili: Edhe kur kam qenë në Australi, edhe kur kam qenë në Amerikë…i kanë thënë gruas “Bujari nuk vjen më se është martuar”. Po me kë është martuar?” “Ka marrë atë këngëtaren që kishte marrë me vete”, se s’po jap emra tani. Unë e kam gruan të mirë fort.

Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë shkëputja 6 muaj nga familja kur shkove në Amerikë në vitet ’90?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bujar Qamili: Ishte shumë e vështirë, sidomos për gruan sepse edhe me dy fëmijë. Me vërtet ka qenë shumë problem. E pyesin edhe e ngacmojnë “si e le Bujarin të shkojë”. Drita thotë “u bënë 46 vjet bashkë.”/vizionplus.tv