50 akuarele nga udhëtimet nëpër Shqipëri vijnë të ekspozuara në ambientet e presidencës nga mjeshtri i madh Helidon Haliti. I cilësuar si piktor i ngjyrave të gjalla, me fuqinë për të mbërthyer në mënyrë të menjëhershme sytë e publikut e për tu përfshirë gjatë në lojën e formave, Haliti sjell Shqipërinë dhe copëzat e saj deri në detaje.
HELIDON HALITI
PIKTOR
Advertisement“Bëhet fjala për një teknikë të veçantë, për një medium dhe një gjini që është peizazhi. Dhe në të shfaqet realiteti që ka natyra me të gjitha dritat e saj, nuk është ajo që ndodh në të vërtet me te ato i kanë mediumet e ashpra. këtu kemi sigurisht një Shqipëri të plotë me gjithë gjeografinë e saj.”
Të pranishëm në çeljen e ekspozitës ishin presidenti Bajram Begaj, si dhe personalitete e ambasadorë të ndodhur në Tiranë. Kreu i shtetit mes të tjerash vuri theksin se rëndësia e artit duhet të jetë njëjtë jo vetëm në kryeqytet, por dhe në qytete të tjera më të vogla.
BAJRAM BEGAJ
PRESIDENT I SHQIPERISE
“i kemi dhënë këtë hapësirë mjeshtrit të madh Helidon Haliti, dhe do të vijojmë ta bëjmë edhe me artistet e rinj. ekspozita te tilla lëvizëse nuk duhet te jenë vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.”
Të gjitha pikturat e ekspozitës “Shqipëria ime” do t’i dhurohen Presidencës, si një premtim i mbajtur nga artisti Helidon Haliti, edhe në kuadër të festave të nëntorit.