Gara ka arritur në kulminacionin e saj në Gjeniu i Vogël në Vizion Plus. Vëtëm 2 javë nga finalja dhe në skenë po ndodh gjithçka, emocione, gare, debate madje ka edhe lot.
Perfomanca e djeshme e vogëlushes Ea Zoga, solli një prej hiteve shqiptare që mban autorësinë e Adi Hilës e Pandi Laços, interpretuar mjeshtërisht nga Olta Boka në Eurovizion, “Zemrën e lamë peng”.
Një e papritur e këndshme për këngëtaren tashmë në rolin e anëtres së jurisë, e cila nuk i kurseu lotët dhe emocionet.
Ashtu sikurse ka ndodhur në çdo javë, edhe performance e djeshme e Ea Zogës erdhi e plotë dhe morri vlerësimet maksimale të jurisë.
“Unë me këtë këngë kalova në natën finale të Eurosong, ndërsa ti do ta kishe fituar këtë kompeticion me këtë interpretim” – u shpreh ndër të tjera e emocionuar Olta Boka në komentet e saj për Ea.
Temperatura tashmë është ngritur në Edicionin e 8-të të Gjeniu i Vogël në Vizion Plus, dhe diferencat mes konkurrentëve janë thuajse të papërfillshme.
Në këto kushte do të mjaftonte një gabim fare I vogël për të të hequr të drejtën e pjesëmarrjes në finalen e 28 Qershorit në Vizion Plus