Akademia e Studimeve Albanologjike e ka cilësuar si të paligjshëm projektvendimin e qeverisë, që synon vendosjen e këtij institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave.
Për rektorin Luan Përzhita pasojat do të bien jo vetën në prodhimin shkencor, por edhe në përgatitjen e albanologëve të rinj.
LUAN PERZHITA
REKTOR I ASA-s
“Ka pasur tendenca dhe më parë nga akademia e shkencave që të marrë resortet por këtë radhë kemi një projektvendim i cili shkrin albanologjinë duke e dërguar në një institucion honorifik si Akademia e Shkencave. Pasoja kryesore është zhdukja përgjithmonë e shkencës se albanologjisë.”
Nga ana tjetër kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi e quan këtë shkrirje më tepër një bashkim me Institutet, që do të thotë heqje e kompetencave nga ministria e Arsimit.
SKENDER GJINUSHI
KRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Me lëvizjen e re i vetmi ndryshim juridik që ndodh është që s’do ketë më një bord të drejtuar nga strukturat e ministrisë, por do te këtë një bord që ngrihet nga vetë strukturat akademike. Kontributi më i ndjeshëm që ka dhënë akademia e shkencave ndaj instituteve është konsolidimi i bashkëpunimit midis të dy institucioneve për projektet madhore si enciklopedia, historia dhe fjalori.”
Vendosja dhe kalimi i të gjitha aseteve të institutit të Albanologjisë në Akademinë e Shkencave lë përgjysmë me dhjetëra bashkëpunime të nisura me universitet europiane, si dhe projekte kërkimore arkeologjike.
LUAN PERZHITA
REKTOR i ASA
“Shkrirja e Instituteve albanologjike i shkrin të gjitha bashkëpunimet dhe marrëveshjet. Janë marrëveshje që bien, ne duhet të lajmërojmë çdo instancë duke nisur që nga ambasadat të cilat duhet të jenë në dijeni për çfarë po ndodh.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Por çfarë do të ndodhë me stafin dhe anëtarët e Instituteve?
SKENDER GJUNUSHI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KRYETAR IAKADEMISE SE SHKENCAVE
“Ata do organizohen në esencë siç janë. Pra kemi të bëjmë me një transferim, kaq. Pra hiqet vartësia. Gjithë të tjerat absolutisht ne mendojmë t’i fuqizojmë jo t’i dobësojmë.”
Trupa drejtuese e Institutit të Studimeve Albanologjike thotë se, për aq kohë sa projektvendimi nuk është firmosur ende nga kryeministri, çështja do të ndiqet përmes rrugëve administrative dhe gjyqësore.