Shkrirja e “Albanalogjisë”/ Debate të forta mes studiuesve dhe Akademisë së Shkencave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkrirja e “Albanalogjisë”/ Debate të forta mes studiuesve dhe Akademisë së Shkencave

Akademia e Studimeve Albanologjike e ka cilësuar si të paligjshëm projektvendimin e qeverisë, që synon vendosjen e këtij institucion nën varësinë e Akademisë së Shkencave.

 

Për rektorin Luan Përzhita pasojat do të bien jo vetën në prodhimin shkencor, por edhe në përgatitjen e albanologëve të rinj.

 

Advertisement

LUAN PERZHITA  

REKTOR I ASA-s

“Ka pasur tendenca dhe më parë nga akademia e shkencave që të marrë resortet por këtë radhë kemi një projektvendim i cili shkrin albanologjinë duke e dërguar në një institucion honorifik si Akademia e Shkencave. Pasoja kryesore është zhdukja përgjithmonë e shkencës se albanologjisë.”

 

Advertisement

Nga ana tjetër kryetari i Akademisë Skënder Gjinushi e quan këtë shkrirje më tepër një bashkim me Institutet, që do të thotë heqje e kompetencave nga ministria e Arsimit.

 

SKENDER GJINUSHI     

KRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE

Advertisement

“Me lëvizjen e re i vetmi ndryshim juridik që ndodh është që s’do ketë më një bord të drejtuar nga strukturat e ministrisë, por do te këtë një bord që ngrihet nga vetë strukturat akademike. Kontributi më i ndjeshëm që ka dhënë akademia e shkencave ndaj instituteve është konsolidimi i bashkëpunimit midis të dy institucioneve për projektet madhore si enciklopedia, historia dhe fjalori.”

 

 

Vendosja dhe kalimi i të gjitha aseteve të institutit të Albanologjisë në Akademinë e Shkencave lë përgjysmë me dhjetëra bashkëpunime të nisura  me universitet europiane, si dhe projekte kërkimore arkeologjike.

Advertisement

 

LUAN PERZHITA

REKTOR i ASA

“Shkrirja e Instituteve albanologjike i shkrin të gjitha bashkëpunimet dhe marrëveshjet. Janë marrëveshje që bien, ne duhet të lajmërojmë çdo instancë duke nisur që nga ambasadat të cilat duhet të jenë në dijeni për çfarë po ndodh.”

Advertisement

 

Por çfarë do të ndodhë me stafin dhe anëtarët e Instituteve?

 

SKENDER GJUNUSHI

Advertisement

KRYETAR IAKADEMISE SE SHKENCAVE

“Ata do organizohen në esencë siç janë. Pra kemi të bëjmë me një transferim, kaq. Pra hiqet vartësia. Gjithë të tjerat absolutisht ne mendojmë t’i fuqizojmë jo t’i dobësojmë.”

 

Trupa drejtuese e Institutit të Studimeve Albanologjike thotë se, për aq kohë sa projektvendimi nuk është firmosur ende nga kryeministri, çështja do të ndiqet  përmes rrugëve administrative dhe gjyqësore.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy