Shkodra pret “ZA fest”/ Për 3 ditë artistë shqiptarë dhe të huaj interpretojnë në natyrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkodra pret “ZA fest”/ Për 3 ditë artistë shqiptarë dhe të huaj interpretojnë në natyrë

Shkodra do t’i hapë sërish dyert e saj për të pritur festivalin “Za Fest”. Artistë shqiptar dhe të huaj do të performojnë në një skenë të hapur në natyrë. Poezia, muzika, teatri dhe kinemaja do të ndërthuren së bashku përgjatë tri netëve të festivalit në Kalanë e Rozafës dhe në oborrin e doktor Shirokës.

 

Për drejtuesin artistik Vlashent Sata ky organizim vjen me risi, por dhe me misionin e tij kryesor, promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës.

 

Advertisement

VLASHENT SATA

DREJTOR ARTISTIK I “ZA FEST”

 

“Risia për këtë vit do jetë teatri që futet mirëfilli që natën e parë dhe muzika elektronike që merr një hapësirë të vetën. Sigurisht është një muzikë që përfaqëson muzikën që luhet në “Za Fest”. Është e bukur me e sjell në Shkodër është eventi më i rëndësishëm përsa i përket aspektit të ngjyrave kulturore që sjell impaktin në ekonomi, turizëm dhe bërjen bashkë të të gjitha kulturave.”

Advertisement

 

“Za Fest” mirëpret një publik jo vetëm nga trevat shqipfolëse por nga ato të huaja. Ndaj dhe kërkesa që ky festival të shtrihet në një hapësirë më të gjerë gjeografike nuk ka munguar.

 

VLASHENT SATA

Advertisement

DREJTOR ARTISTIK I “ZA FEST”

 

“Më është kërkuar më jug po nuk më bën sens “Za” si tingëllimë në jug, më është kërkuar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut. Mendoj që jemi mirë për momentin këtu por dëshira është pse jo. Më është kërkuar dhe në New York por dëshira është më tepër me sjell botën te ne dhe me tregu cilësitë tona dhe të botës në vendin tonë.”

 

Advertisement

Festivali do të zhvillohet në datat 28, 29 dhe 30 korrik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy