“Shkodra Jazz Festival 2023”, artistë shqiptarë e të huaj gjallërojnë mbrëmjet në qytetin verior

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shkodra Jazz Festival 2023”, artistë shqiptarë e të huaj gjallërojnë mbrëmjet në qytetin verior

Në oborrin e muzeut historik “Oso Kuka” me koncertin e klasës së firzamonikës, nisi në Shkodër java e koncerteve “Shkodra Jazz Festival 2023”.

 

Një rrugëtim artistik që prej 14 vitesh bën bashkë emra të njohur të muzikës Jazz dhe asaj klasike nga vende të ndryshme të Evropës.

 

Advertisement

FLORIAN JAKAJ

DREJTOR ARTISTIK I SHKODRA JAZZ FESTIVAL

 

“Ishte një masterclass shumë interesant sepse kishte nga shumë vende të ndryshme dhe erdhi natyrshëm bashkëpunimi, nesër do kemi një tjetër koncert përmbyllës, po përgatisim edhe festivalin e xhazit, do të kemi prurje nga vende të ndryshme të Evropës.”

Advertisement

 

Pas dy javësh me masterclasat e “Rrok Akademi”, dhjetëra instrumentistë do të performojnë tashmë për publikun në ambiente dhe sheshe të hapura. Festivali synon të bëhet një vend i domosdoshëm për adhuruesit e muzikës, duke ofruar një produkt kompleks të muzikës cilësore, arsimit, turizmit dhe zhvillimit rajonal.

 

BARDH JAKOVA

Advertisement

MAESTRO- FIZARMONIKË

 

“Studentët vijnë nga Rumania, Italia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi etj..Nuk ka munguar sigurisht muzika shkodrane por edhe rryma si ajo baroke apo klasike, aktivitetet vazhdojnë deri në fund të muajit.”

 

Advertisement

Festivali i kushtohet Rrok Jakajt, një violinist dhe regjisor i njohur shqiptar, i cili lindi idenë dhe e mbështeti atë deri në vdekjen e tij të hershme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy