Ruajtja e vlerave të punëve artizanale, e veçanërisht riprodhimi i zejeve përmes makinerive të vjetra mbetet një sfidë e artizanëve të qytetit të Elbasanit.
Këto veshje popullore janë krijuat me aq mjeshtëri nga Shpresa Samurri, e cila që në moshë të vogël ka trashëguar pasionin dhe talentin për qëndisjen e kostumeve popullore.
“Fillimet e mia kanë qenë me veshjen e Dodaleshit e më pas vijova me kostume të Shqipërisë së mesme. është e vështirë pasi janë punime dore, këto veshje duan te një vit punë, punohet me çdo fije e gjithçka bëhet me dorë”, tha Shpresa Samurri, artizane.
Por kostumet tradicionale nuk janë të vetmet element përfaqësues të traditës sonë të punimit me dorë. tezgjahu, gdhendja e druri, sapunë artizanalë, qëndisje në gjergjef, stoli, punime çantash me grep etj vijojnë të kthehen në art por shpesh duke u përshtatur edhe me elementë ët modernitetit.
“Traditën dhe ata që e kanë rikrijuar atë duke e rikonceptuar me kërkesën e tregut që është sot, duke përdorur personalizime, por dhe përmes riciklimeve”, tha Silva Belegu, përgjegjëse e trashëgimisë kulturore.
Artizanet vënë në dukje se tradita e lashtë në Elbasan vazhdon të ruhet me fanatizëm nga njëri brez tek tjetri .
Në kuadër të promovimit të artizanëve të Qarkut Elbasan, në ambientet e Muzeut Etnografik deri më 25 prill është duke u organizohuar ekspozita “Artizanati Sot”, ku dhjetëra artizanë prezantojnë punimet e tyre.