Samiti për të Drejtat e Autorit Krijues, bëri bashkë përfaqësues agjencish, grupe interesi dhe autorë për të diskutuar mbi rëndësinë, por dhe respektimin e këtyre të drejtave. Qëllimi i këtij samiti ishte vënia e fokusit në rëndësinë, por dhe informimin mbi të drejtat themelorë që ka autori mbi mbrojtjen e krijimin e tij.
ANXHELA FABER
DREJTUESE E FABER COLLECTIVE PHONOGRAM
Advertisement“Ky samit kishte funksionin e informimit të të gjitha palëve të interesit të përfshira në këtë sektor si dhe gjithë punën, por dhe objektivat që ne duam të arrimë në 2023 si dhe në tre vjeçarin e ardhshëm. Është një sektor që ka shumë potencial krahasuar dhe me rajonin shohim shumë vend për rritje. Kemi marrë një eksperiencë të jashtëzakonshme nga BE dhe duam që këto njohuri ti pasqyrojmë në gjithë sistemin e te drejtave të autorit në Shqipëri.”
Autorët por dhe prodhuesit e mëdhenj duket se janë gjithnjë e më shumë të interesuar për t’u bërë pjesë e organizatave që vijnë në mbrojte të së drejtës së veprës së tyre.
ANXHELA FABER
DREJTUESE E FABER COLLECTIVE PHONOGRAM
“Jo vetëm nga autorët e rinj, unë flas për të pjesën e prodhuesve të fonogramit sepse atë agjenci përfaqësoj, por dhe nga agjenci të tjera në jam në dijeni që ka një etje për tu përfshirë sa më shumë në këtë sektor. Sigurisht janë edhe prodhuesit e mëdhenj të kontentit si radiot televizionet të cilët janë të interesuar për të përfituar nga ky sistem sepse përfaqëson edhe interesat e tyre në formë lobimi por edhe është burim të ardhurash.”
Pas vitit 2016 kur dhe u hodhën hapat e parë për krijimi e një ligji mbi këto të drejta, të cilat nuk njiheshin, sot ka një ligj, ku punohet gjithnjë e më tepër për ta përafruar dhe me standardet e vendeve të Bashkimit Europian.
Samiti për të drejtën e autorit u mbajt mbrëmjen e së hënës në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.