Nga Tonin Frroku
Lirika Pojani një nga kostumografët më të njohura në juglindjen e vendit. Fillimet e saj janë si rrobaqepëse, me vone ka stiluar çdo punim të saj për të ardhur tek kostumografia.
Bashkëshorti i saj Bardhi Pojani është koreograf gjithashtu i njohur i të gjitha valleve të qarkut të Korçës. Duket se këtu fillon dhe lidhja e saj me kostumet tradicionale të burrave dhe grave të zonave të njohura të Korçës, Kolonjës, Devollit, Gorës e Mokres.
Një pjesë të kostumeve i ka punuar nga kostumet origjinale tek gratë e zonave të ndryshme ashtu siç ka qenë e detyruar të sjellë kostumet edhe nga fotografitë e shumë viteve më parë.
Kostumet e juglindjes se vendit Lirika Pojani i ka paraqitur në një sallon në qendër të qytetit të Korçës./vizionplus.tv/