Robert Zguro “Gjeniu i Madh”/ Spektakli i talenteve shpall fituesin pas 12 javëve konkurim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Robert Zguro “Gjeniu i Madh”/ Spektakli i talenteve shpall fituesin pas 12 javëve konkurim

Robert Zguro është fituesi i çmimit të parë të spektaklit të talenteve “Gjeniu i Madh”.

 

Me një vendim unanim nga të katër anëtarët e jurisë, Roberti u zgjodh zëri më i mirë mes 9 finalistëve të edicionit të parë.

 

Advertisement

Së bashku me Robertin në katërshen finaliste dolën dhe tre konkurrentët e tjerë Fjorentin Dore, Fatjon Konxholli dhe Roland Bregu, të cilët spikatën përgjatë 12 javëve në interpretimet e tyre të veçanta.

 

Produksioni i gjeniut për shkak të talenteve të shumtë që ky edicion kishte, ngjiti në skenë 9 finalistë. Mbrëmja nisi me interpretimin e të gjithë pjesëmarrësve, nga të cilët juria zgjodhi vetëm 4 për të vijuar sfidat dyshe.

 

Advertisement

Edhe përzgjedhja në raundin e dytë të sfidave sërish vuri jurinë përballë vështirësive për të zgjedhur zërin më të mirë.

 

Për më shumë se tre orë në ekranin e Vizion Plus u prezantua një gare magjike plot emocione të forta, ku surprizë ishte interpretimi për herë të parë i moderatores Eva Murati.

 

Advertisement

Në 12 javë rrugëtim në Vizion Plus, Gjeniu i Madh ngjiti në skenë 15 konkurrentë, të cilët tashmë kanë hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre muzikore.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy