Muzikali “Rituali i jetës” po bëhet gati të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një konceptim të ri.
Nga gjama e vdekjes deri në lindje, kështu është konceptuar të rivihet kjo shfaqje nën koreografinë e Arian Sukniqit.
ARIAN SUKNIQI
KOREOGRAF
“Kjo ka një mesazh që është i përjetshëm, që duhet ta duash jetën. Dhurata më e madhe që kemi mos e shpërdoroni. Arti ka misionin e madh që pavarësisht se të bën të reflektosh, kur të dalësh nga dera e teatrit të dalësh gjithmonë me frymëzim. E kam nisur me vdekjen për të treguar që ka gjithmonë një lloj ngushëllimi e keqja kalon, jeta vazhdon.”
Advertisement
Motivet muzikore folklorike të Shqipërisë së epërme të ndërthurura me ato bashkëkohore synojnë që përmes kësaj shfaqje të përcjellin identitetin shqiptar ndër dekada.
KLODIAN QAFOKU
KOMPOZITOR
Advertisement“Sot teknikat kanë evoluar efektet audio dhe riregjistrimit që janë bërë me artistët e rinj. Sigurisht që lënda kryesore është ajo folklorike. Kam patur një impenjim të gjatë gati 5-6 muaj që të bëj të gjithë përmbledhjen e materialeve muzikore folklorike për ti bashkuar nga ana kompozicionale.”
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë vepër është bashkëpunimi ndërmjet Ansamblit Popullor dhe Trupës së Baletit si një shkrirje e të gjitha etapave të jetës.
ALBAN TAHIRI
DREJTOR I ORKESTRES SE ANSAMBLIT
“roli i ansamblit është i padiskutueshëm në të gjithë shfaqjen. Sigurisht që spikasim në ritualin e dasmës. Është një ritual që nuk duhet humbur. Ansambli është dhe do të mbetet gjithmonë një pasaportë diplomatike e shtetit shqiptar.”
“Rituali i jetës” do të shfaqet për të gjithë publikun nesër në mbrëmje në orën 20.00 në Teatrin e Operës dhe Baletit.