Rita Petro surprizohet nga vajza në “Quo Vadis”: Mbështetja jote ka qenë çelësi për mua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rita Petro surprizohet nga vajza në “Quo Vadis”: Mbështetja jote ka qenë çelësi për mua

Rita Petro është surprizuar nga vajza e saj në emisionin “Quo Vadis” të moderators Pranvera Borakaj.

Ajo e falenderoi shkrimtaren për mbështetjen, teksa kjo e fundit u shfaq e lumtur nga fjalët e së bijës.

“Kënaqësi e vërtetë të shikoj se si një ëndërr e jotja e paplotësuar e të qenit qytetare e botës po ndodh dhe po ndodh me bashkëpunimin tonë. Dikur nuk mundëm të bashkëpunonim dot nga ana profesionale, sigurisht pasi ti kishe shumë kohë që ishe një profesioniste, ndërsa unë isha në hapat e parë dhe tashmë ka dalë jashtë pritshmërive të mia bashkëpunimi ynë. Mbështetja jote ka qenë gjithmonë çelësi për mua që të motivohem dhe të arrij shumë gjëra vetë. Ti ke qenë atje, duke qenë fansja ime kryesore, kundër çdokujt që ka pasur kundërshtime, kundër çdokujt që nuk ka besuar dot ose nuk e ka kuptuar do pse unë zgjedh ta jetoj jetën midis dy vendeve. Unë jam e lumtur që jam pjesë e mbështetjes së letërsisë shqiptare dhe specifikisht për librat e tu dhe shpresoj të bëjmë shumë më shumë aktivitete, shumë më shumë biseda dhe të kemi një arkiv kujtimesh si për ne, por dhe për këdo që na dëgjon”, tha vajza e Rita Petros. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy