Rikthim pas 30 vitesh me fotografi, fëmijët e fiksuar tre dekada më parë, vijnë sërish nga artisti zvicerian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthim pas 30 vitesh me fotografi, fëmijët e fiksuar tre dekada më parë, vijnë sërish nga artisti zvicerian

Me aparatin e tij ai fotografoi Shqipërinë e sapo dalë nga komunizmi! Por pak kush do ta kishte menduar se 3 dekada më vonë, fotografi zvicerian Hans Peter Jost do të rikthehej për të kërkuar personazhet që kishte fiksuar me aparatin e tij.

 

Mjaftuan rrjetet sociale dhe kontaktet që kishte në vendin tonë, për të nisur kwrkimin e atyre që dikur kishin qenë fëmijë në ato imazhe.

 

Advertisement

Nuk ishte e lehtë të gjendeshin banorwt e zonave të thella malore që ai kishte fiksuar asokohe, por ja doli ndërsa udhëtoi në kërkim të tyre deri në Angli.

 

“Ku jeni ju”, filmi me metrazh të shkurtër që u prezantua në Shkodër dokumenton këtë mision të fotografit Jost.

 

Advertisement

HANS PETER JOST

FOTOGRAF

 Shkaku i vizitës së parë në Shqipëri në 1991 ishte kurioziteti për të njohur nga afër këtë vend, për të cilin kisha marrë informacione vetëm nga Radio Tirana në versionin e saj në gjermanisht disa vite më herët. Arsyeja e kërkimit të atyre fëmijëve pas më shumë se 30 vitesh ishte se ajo fotografi përcjell një ndjesi të veçantë dhe sa herë hidhja shikimin në të që qëndronte varur në murin e zyrës, kisha merakun se çfarë ishte bërë me ata fëmijë ndaj u hodha në kërkim për t’i gjetur ata. Sot ata bëjnë punë të ndryshme, gjenden diku në rrethinat e Tiranës por edhe në emigracion.

 

Advertisement

Sot Shqipëria ka ndryshuar dhe fotografi zviceran tregon se kur mbërriti në Durrës, gati sa nuk e njohur vendin që kishte vizituar në 1998 për të fundit herë.

 

Ky film ka të bëjë me kërkimin tim dhe tregon për tranzicionin shqiptar duke treguar edhe për ndryshimet që vetë ata njerëz në foto kanë kaluar përgjatë këtyre viteve dhe nuk e kanë patur aspak të lehtë. Nuk jam mërzitur fare me vendin tuaj dhe ma shton gjithnjë e më shumë kureshtjen për ta parë akoma më shumë dhe për të fiksuar imazhe të tjera. Pse jo në një tjetër rikthim.

 

Advertisement

Fotografitë dhe filmi që u shfaq në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër përshkon mjaft mirë tranzicionin politik dhe shoqëror shqiptar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy