Rikthehet “MIK festival”/ Korça hap dyert për artistët dhe turistët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet “MIK festival”/ Korça hap dyert për artistët dhe turistët

MIK festival do të nisë rrugëtimin e tij këtë sezon prej datës 29 e deri më 31 korrik. Drejtorja e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita ka zbuluar disa nga risitë e këtij edicioni, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët e Korçës, por edhe turistë e vizitorë të mos e humbasin këtë festival.

 

ZAMIRA KITA

DREJTORE E QENDRËS SË ARTIT DHE KULTURËS

Advertisement

 

“Vijnë artist nga e gjithë bota, dhe artist shqiptarë që kanë performuar në skenat e botës kanë berë emër andej. Dhe sigurisht çojnë emrin e Korçës ne bote. Do kemi 3 netë të mrekullueshme. Përveç artistëve do kemi dhe një natë me balet”

 

MIK festival në këtë edicion do të mbahet në teatrin “Andon Zako Çajupi”, si dhe në zonën e pazarit të vjetër. Ndërkohë në ditën e fundit të aktivitetit artistët do të zhvendosen në ishullin e Maligradit dhe në shtëpinë e Sterio Spasses në Prespë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy