Rikthehet festivali folklorik/ 1200 artistë nga të gjitha trevat do të mblidhen në Gjirokastër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet festivali folklorik/ 1200 artistë nga të gjitha trevat do të mblidhen në Gjirokastër

Me motivin “Shqipëria vallëzon dhe feston” rikthehet pas 8 vitesh Festivali Folklorik i Gjirokastrës. Edicioni i 10 vjen sërish me synimin për të ruajtur dhe trashëguar vlerat folklorike të gjithë trevave, ku flitet e këndohet shqip.

 

Larmishmëria e aktiviteteve do të shtrihet në gjithë pikat kyçe të Gjirokastres, duke promovuar kështu edhe vlerat e qytetit të gurtë.

 

Advertisement

ELVA MARGARITI

 

MINISTRE E KULTURËS

 

Advertisement

“Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik 2023 dhe do të presë artistë dhe grupe artistike nga 12 qarqet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj. Në skenën tradicionale të Kalasë do të ngjiten edhe grupe muzikore folklorike nga arbëreshët e Italisë, të shqiptarëve nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe SHBA. Të gjitha minoritetet dhe dëshmitë e tyre muzikore dhe koreografike janë të përfaqësuara në festival brenda grupeve të qarqeve përkatëse.”

 

Të ftuar gjatë netëve të këtij Festivali do të jenë rreth 1200 artistë e grupe të mirënjohura jo vetëm shqiptarë, por dhe ndërkombëtare . Për herë të parë festivali vjen me risi.

 

Advertisement

ELVA MARGARITI

 

MINISTRE E KULTURËS

 

Advertisement

“Për herë të parë është hequr konkurrimi midis grupeve, bazuar në konceptimin se vlerat folklorike nuk duhet të jenë në kompeticion me njëra-tjetrën pasi secila prej tyre është unike dhe e bukur në tërësinë e saj. Një tjetër risi është edhe pjesëmarrja e të rinjve dhe e fëmijëve që duan të mësojnë dhe e trashëgojnë ende folklorin”

 

Festivali Folklorik Kombëtar është parë si veprimtaria më e rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare, i cili përfshin muzikën, koreografinë, etnografinë etj. Ky organizim vjen në drejtimin artistik  të Thoma Gaqit dhe regji të Bledi Laços.

 

Advertisement

Festivali i parë Folklorik u zhvillua në vitin 1968 në Kalanë e Gjirokastrës, duke u kthyer në një traditë qe përsëritet çdo 5 vite, me qëllim tërheqjen e turistëve që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy