Me dizajn unik dhe elegancën e modeleve të ndryshme, një koleksion i 50 automjeteve “retro” u ekspozuan mbremjen e se shtunes në shëtitoren e sarandës, duke shënuar keshtu dhe çeljen e sezonit veror në kete qytet.
Aktivitete të ndryshme me karakter artistiko-kulturor, kulmuan me kete rast, duke krijuar atmosferë festive në shëtitoren e qytetit.
Advertisement
Kreu i Bashkise i Sarandes Adrian Gurma tha se Saranda është gati të mirëpresë turistët dhe të ofrojë më të mirën për pushuesit e saj, duke sjelle kete vit bashkpunime edhe me bashkite fqinje, e duke ofruar nje pakete te larmishme turistike.
Gjatë vitit që lamë pas, Saranda u frekuentua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj.
Advertisement