Tronditës dhe i pabesueshëm ka qenë lajmi i ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë për Piro Milkanin. Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë një pjesë e tyre si bashkëpunim me Kadarenë, tregon se shkrimtari shprehej se kishte dëshirë që të jetonte deri në moshën 90 vjeçare, ai e dinte që nuk ishte i pavdekshëm, por këtë dëshirë e kishte.

Milkani thotë se vepra e Kadaresë është trashëgimia më e vyer që i ka mbetur tashmë vendit, ndërsa shton se vitin e ardhshëm në festivalin Ballkanik të Filmit, 2 ditë të këtij edicioni do ja kushtojnë veprës së gjeniut të letrave Ismail Kadare.

Regjisori tregon se Kadarenë nuk mund ta takoje në çdo kohë, por sa herë e takonte shkonte në një restorant në Tiranë. Ai tregon edhe një rast të një filmi ku Kadare i kishte kërkuar të hiqte nga xhirimet disa vajza ruse, pasi i trembej faktit se shoqëria mund ta quante “donzhuan” ose “kazanova”.

Milkani e mbyll duke thënë se Kadare do ti mungojë, por thotë se boshllëkun do ja plotësojnë të gjitha veprat dhe vëllimet e tij të cilat e bëjnë të pavdekshëm mikun e tij prej 60 vitesh. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";