Ramë Lahaj koncert në Shirokë, mbrëmje magjike me zërin e tenorit kosovar dhe miqve të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ramë Lahaj koncert në Shirokë, mbrëmje magjike me zërin e tenorit kosovar dhe miqve të tij

Nën perëndimin e diellit dhe magjisë së brigjeve të liqenit të Shkodrës, zëri brilant i tenorit me famë botërore Rame Lahaj, i dhuroi kryeqëndrës së veriut një mbrëmje të vecantë artistike.

Koncerti “Rame Lahaj & friends” ngjiti në skenë mysafirët special Alessandro Safina dhe Adhurim Grezda të cilët përformuan sebashku kryeveprat e muzikës klasike shqiptare dhe ato botërore. 

“Është hera e parë që vij këtu dhe vendi është i bukur. Publiku ishte fantastik. Jam shumë i lumtur. Këto dite isha në Shkodër dhe jam ndjerë shumë mirë, pertej pritshmerive që kisha. Do të kthehem serish, tashme per pushime. Me Ramen është hera e dytë që bashkëpunojmë është një artist dhe një njeri i mrekullueshëm”, tha tenori nga Italia Alessandro Safina.

Ky koncert riktheu pas 35 vitesh në vendlindje, dirigjentet dhe pianisten e njohur Elda Laro, e cila punon në operan e Berlinit.

Advertisement

Artëdashësit shkodran do të mbajnë gjatë në kujtesë këtë koncert i cili erdhi si një kartolinë e sezonit veror, nën kujdesin e Bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kultures dhe Inovacionit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy