Qeverisja e Princ Vidit në Shqipëri, historianët sjellin fakte të reja në 110 vjetorin e marrjes së fronit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeverisja e Princ Vidit në Shqipëri, historianët sjellin fakte të reja në 110 vjetorin e marrjes së fronit

Periudha gjashtë mujori e qëndrimit të princ Ëilhelm Vid në Shqipëri, dhe kontributi i tij kanë ngritur shpesh diskutime mes akademikëve dhe historianëve.

Sot 110 vite pasi Fuqitë e Mëdha i paraqitën Vidit propozimin për të marrë fronin shqiptar, historianët kanë sjellë përmes një konference fakte dhe dokumente të reja mbi atë periudhë e cila do të zërë vend edhe në rishkrimin e historisë së shqiptarëve.

“Duke patur parasysh faktin që ka qenë një periudhë që nuk është studiuar ashtu si duhet në periudhën e komunizmit shikojmë që me kryqëzimin e dokumentacionit që ne shfrytëzojmë këto 30 vitet e fundit, arrijmë dhe kemi prurje të reja. konkretisht nga arkivat gjermane. bëhet fjalë për qindra mijra fletë për këët periudhë duke filluar që nga raportet e diplomacisë së kohës. po ashtu flasim për mijëra faqe informacione të shtypit.”

Më 17 mars 1914, Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, ndërsa Shqipëria do të shpallej “Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme” nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Do të ishte pikërisht princ Vidi në krye të administratës për caktimin e këshillit të ministrave.

Advertisement

“Formulimi që iu bë vendimit të 29 korrikut 1913 që sanksionoi pikërisht këtë vullnet të fuqive të mëdha për krijimi e shtetit shqiptar si subjekt i ri i së drejtës ndërkombëtare i që duket pak i çuditshëm për arsye se ka disa formulime që bien ndesh me doktrinën klasike të shtetit. Dhe meqenëse Shqipëria doli nga Perandoria osmane dhe kur ishte pjesë e saj kishte kapitulacionet ata gjykuan që t’ja linin tashmë edhe si shtet i pavarur, nuk shkonte. nuk shkonte statusi i pavarur me kapitulacionet. Por ata e bënë për interesat e veta.”

Princ Vidi u përpoq të zgjidhte jo vetëm problemet e brendshme të qeverisë shqiptare por dhe atë të largimit të trupave greke nga e jugut dhe vendosjen e administratës shqiptare në këto troje./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy