Promovimi i trashëgimisë kulturore bashkon gjashtë vende të Ballkanit në Korçë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Promovimi i trashëgimisë kulturore bashkon gjashtë vende të Ballkanit në Korçë

Festivali Ballkanik, në edicionin e tij të 4-t solli në Korçë ansamblet më të mira, në një festë të vërtetë të traditës.

 

Gjashtë shtete të Ballkanit, promovuan trashëgiminë e tyre të traditës, në një festival, ku gara mes grupeve mbetet sa simbolike, aq edhe stimuluese për artistët.

 

Advertisement

 

Grupet nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Greqia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut me paradën e kostumeve të tyre kombëtare dhuruan spektakël në rrugët e qytetit të Korçës.

 

Duke përformuar valle tradicionale, këngë e instrumente nën tingujt e muzikës folklorike, ata e kthyen sheshin e Pazarit të Vjetër në Korçë, në qendrën e “Shpirtit të Ballkanit”.

Advertisement

 

Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Korçës Blerta Balliu tha se “shpirti i Ballkanit ka katër vite që është krijuar dhe ka një qëllim shumë të madh për të bashkuar artin e gjithë Ballkanit, sepse ne jemi kaq shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin”.

 

Ajo tha se zhvillimi i festivalit të parë Ballkanik në Korçë na bën dy herë krenar.

Advertisement

 

Në natën finale të këtij festivali mbajtur në teatrin ‘Andon Zako Çajupi’, pas performancës së shkëlqyer nga ansamblet e 6 shteteve pjesëmarrëse, Maqedonia e Veriut u vlerësua fituese e këtij edicioni të 4-t.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy