Shfaqja “Profesionisti”, një vepër e dramaturgut të shquar Dushan Kovaçeviç vjen për herë të parë në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.
Ndryshe nga gjysmë shekulli më parë, kur regjisori Leka Bungo erdhi me dramën “Në Plate” të shkruar nga Fatos Arapi, këtë herë vjen me një komedi të trishtë.
Komedia e zezë e Kovaçeviçit trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë shqiptare, hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit gjatë regjimit komunist.
Pjesë e kastit të aktorëve është i shquari Viktor Zhusti, si dhe Astrit Hasani dhe Matilda Avduli.
Vepra tragji-komike “Profesionisti”, me regji të Leka Bungos, skenografi të Drini Shehut dhe formulim muzike të Artur Dhamos, do të vihet në skenë për publikun vlonjat, por jo vetëm, më 20 janar.