Prej disa ditësh Gjergji Prevazi ka marrë detyrën e re në krye të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ndonëse për herë të parë një koreograf është udheheq kwtw institucion, për Prevazin prioritete janë të qarta dhe synimi i tij kryesor është ndërkombëtarizimi i shfaqjeve që do të vihen në skenë.
GJERGJ PREVAZI
DREJTOR I TKES
Advertisement“Synimi im kryesor është të prodhojmë shfaqe që janë të aksesueshme për tregun shqiptar. Ne jemi një treg i vogël në një territor të vogël teatrore kështu që do ishte mirë që një produkt i tonë do ti rrinte ngushtë hapësira shqiptare.”
Edhe pse viti i ri artistik ka nisur, Teatri Eksperimental ende nuk e ka gati një kalendar. Kjo për shkak se ende nuk është ngritur një bord drejtues.
“Ne kemi hapur thirrje për projekte për te rritur për te rinj dhe fëmijë. Na duhet një periudhe kohore për ngritjen e bordit dhe për miratimin e tij. Pra na duhet një periudhe një mujore e gjysmë dhe nga java e parë e marsit do dalim me një program të paktën për gjysmën e sezonit.”
Prej kohësh institucionet teatrore kërkojnë rritjen dhe promovimin e veprave shqipe, ndërsa Gjergj Prevazi kërkon një balancë mes tyre dhe prodhimeve nderkombëtare.
“I vetmi kusht që ky teatër do ketë është që veprat të jenë bashkëkohore. 30% e veprave do të jenë shqiptare, 30% nga rajoni sepse ne kemi një hendek shumë të madh një njohjen e autorëve dhe veprave të rajonit dhe pjesa tjetër do të jenë prodhime europiane dhe amerikane.”
Me sytë nga të rinjtë me të cilët ka edhe kontakte të shpeshta për shkak të profesionit të tij si pedagog, koreografi do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë mbështetjes së tyre si dhe bashkëpunimit mes teatove të tjera në vend.