Saimir Strati ka treguar pasionin e tij për muzikën, teksa ishte i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.
Ai ka treguar se luan disa instrumente muzikore dhe se muzika e shoqëron edhe kur punon mozaikë.
Pjesë nga intervista:
Pranvera Borakaj: Pamë disa foto ku ju jeni me instrument muzikor?
Saimir Strati: Muzika është e pandashme në jetën time. Unë e dua, nëse nuk do të isha bër mozaikist, do isha bërë muzikant. Unë lidhjen me muzikën e kam te mozaiku, sepse nëse janë 7-8 notat dhe janë të përhapura në hapësirë, kompozitori i merr dhe i vendos në pentagram dhe krijon muzikën. Të njëjtën gjë bëj dhe unë, marr një elemnt që nuk i shkon në mendje gjithkujt dhe që ekziston, ti e prek, por nuk të shkon në mendje ta vendosësh në atë pentagramin tim. Unë mozaikun e quaj muzikën e syve.
Pranvera Borakaj: Në sa instrumente interpreton?
Saimir Strati: Kur isha i ri pak kitarën dhe pak trompën dhe më pas ngela te fizarmonika e gojës sepse ishte dhe më e lehtë për t’u marrë me vete. Kërkon impenjim, unë miqtë e mi më të mirë i kam muzikantë.
Pranvera Borakaj: Dëgjon muzikë kur i realizon mozaikët?
Saimir Strati: Absolutisht po. /vizionplus.tv