Piktori Helidon Haliti, zbuloi sot në emisionin “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn, se babai i tij i ka ruajtur pikturën e parë që ka bërë kur ishte fëmijë.

Artisti tha se këtë pikturë ai e ka ekspozuar në vitin 2012 dhe se e mban atë te koka e krevatit që ka në studion e tij.

Pjesë nga intervista

Pranvera Borakaj: E mban mend pikturën e parë, skicën e parë?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Helidon Haliti: Në fakt si çdo fëmijë, im atë ishte piktor dhe unë mundohesha të zhgarravisja paralele me atë. Ai kishte ruajtur pikturën time të parë…ajo pikturë i mbijetoi kohës, e kam ekspozuar në vitin 2012 dhe e kam te koka e krevatit që kam në studio, është një akuarel./vizionplus.tv/