Iva Zurbo është një pianiste shqiptare e cila prej vitesh jeton në Gjermani dhe ka spikatur që në moshë të vogël me talentin e saj.
Tingujt e pianos janë ato që e kthejnë artisten në atdhe, për të ndarë me publikun sonte në mbrëmje një koncert recital në liceun artistik “Jordan Misja”.
IVA ZURBO
PIANISTE
“Janë emocione shumë të veçanta që nuk mund të përshkruhen dot me fjalë. Ndjehem, shumë e lumtur që pas një kohe kaq të gjatë rikthehem të luaj pranë prindërve të mi, pranë miqve dhe veçanërisht pranë pedagogëve të mi në lice.”
Me dëshirën për të ecur nën hapat e pianistëve më të mëdhenj botëror 20-vjeçarja ka prekur sukese të njëpasnjëshme edhe në skenat europiane.
IVA ZURBO
PIANISTE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Çdo çmim dhe çdo aktivitet, çdo koncert ka të veçantën dhe bukurinë e vet. por një nga çmimet më të veçanta dhe më të mëdha që unë kam marrë që kam marrë ka qenë “Rising Stars”, në vitin 2019 ku unë jam përzgjedhur ndër 5 finalistët më të mirë në të gjithë Gjermaninë.”
Ndonëse larg vendlindjes Iva e sheh vendin ku ajo jeton si një mundësi për t’u rritur profesionalisht.
IVA ZURBO
PIANISTE
“Gjermania është vendi i artit i kulturës, nga të cilët vijnë shkrimtarët më të mëdhenj, muzikantët më të njohur. është një vend që e vlerëson shumë veçanërisht kulturën dhe të ofron shumë mundësi ku ti të tregosh veten.”
Ashtu si shumë të rinj që kanë zgjedhur të shkollohen dhe të jetojnë jashtë pianistja nuk e përjashton mundësinë që të kthehet dhe të vijojë karrierën në vendin e saj.