“Përtej kufirit dhe portave”është ekspozita që sjell për herë të dytë skulptorin Artan Peqini në galerine e universitetit te arteve.

 

Ndonëse për artistin ndërveprimi mes dy gjinive është i pandashëm, ai përmes veprave të tij na kthen pas në kohë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pikturat në tablo duket sikur kanë një takim me historinë, duke gërshetuar bashkëkohoren me antikitetin.

 

ARTAN PEQINI

SKULPTOR, PIKTOR

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga pikëpamja metaforike është çështja e kohës. Është ajo dëshira që secili prej nesh ka për të bërë një tejkalim në kohë, ose më saktë të bredhë në kohën imagjinare. Është nisur nga një emocion real që unë kam pasur me antikitetin, me skulpturën me sitet arkeologjike. Këtu ndjehet dhe peizazhit të Apolonisë. Pra janë ato periudha të rinisë sonë që lënë shenjë kohën.”

 

Personazhet shkrihen me ngjyrat dhe format e natyrës, që shpesh artisti kërkon t’i jap një identitet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ARTAN PEQINI

SKULPTOR, PIKTOR

“Gjatë periudhës që u mora me fabulën vura re që ngjarjet të ndodhin në një peizazh. Po ashtu vura re që peizazhi duhet të ketë një identitet, pra të jetë i vërtetë natyrisht duke marrë në konsideratë çdo interpretim që bën secili që e sheh. Por gjithnjë duke e sjellë ashtu t plotë siç është peizazhi shqiptar.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër personazhet janë lënë në formën e një mirazhi pa patur një identitet.

 

ARTAN PEQINI

SKULPTOR, PIKTOR

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë bëj ç’është e mundur që personazhet t’i largoj nga identiteti. Dhe aty ku ka pasur ngjashmëri me njerëz të afërm jam përpjekur që personazhi në vetvete të jetë pa një identitet, thjesht si një person që lëviz në peizazh. Ka momente që personazhi shpërthen jashtë siluete dhe hyn në marrëdhënie me natyrën dhe kjo vjen dhe nga fakti se si në kujtesën tonë me kalimin e kohës personazhet treten gati zhduken.”

 

Ekspozita “Përtej kufirit dhe portave” është e hapur për të gjithë artdashësit në galerinë e FAB deri më datë 21 maj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";