Një mbrëmje e mbushur plot emocione të forta ajo e djeshmja në ekranin e Vizion Plus.
Në prezantimin e finales së Gjeniu I Vogël 8, ka qënë vetë moderatorja e para e cila nuk i përmbajti dot lot teksa bënte një rezyme të gjithçkaje kishte ndodhur në 16 javë rrugëtim.
Mjaft e lidhur dhe e afeksionuar pas fëmijëve, duket se ndarja me ta nuk do ishte aspak e lehtë për moderatoren që shkëlqeu së bashku më ta në këtë edicion të Gjeniu i Vogël.
“Mezi pres të fillojë kjo natë e të ndjek me radhë sfidat, por mund t’iu them se jam qe tani shumë e emocinuar dhe më duhet t’iu them se do të më marrë shumë malli për ju…” – kanë qënë këto fjalët e Jonida Vokshit në hapje të spektaklit të cilat kanë përlotur më pas moderatoren e njohur.
Pas 16 javësh rrugëtim dhe një gare të fortë ku të përgjidhje fituesit bëhej një sfidë gjithnjë e më e vështirë, Gjeniu i Vogël 8 shpalli mbrëmjen e djeshme fituesin e tij, vogëlushen nga Shkodra Ea Zoga.