Përkujtohet Petro Marko, e bija do të sjellë për publikun botimin e dorëshkrimeve të papublikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përkujtohet Petro Marko, e bija do të sjellë për publikun botimin e dorëshkrimeve të papublikuara

Në vitin dedikuar Petro Markos, shkrimtar i brezit të humbur është përkujtuar nga figura e personalitete të letrave shqipe, por dhe miq e të afërm. Mesazhet e gjurmët të lëna përmes rreshtash, por dhe kujtimesh të shkruara nga pena e tij, e bija Arianita Marko do ti sjellë edhe njëherë pranë lexuesve ne një botim dorëshkrimesh të papublikuara më parë.

 

ARIANITA MARKO

E BIJA E PETRO MARKOS

Advertisement

“Babi ka shënime të tijat kur është futur në burg që nga viti 47 deri në 50, kohë kur është martuar dhe me mamanë time. Ky botim do të jetë i gjithi me dorëshkrimet e tij origjinale, nga letra, vizatimet që kanë bërë të dy. Për mua është pak e çuditshme sepse jemi mësuar ti shohim prindërit në moshën që janë dhe harrojmë që kanë qenë dikur të rinj dhe të dashuruar. Babin në burg në ato vite të rënda e ka mbajtur gjallë dashuria për mamin.”

 

Edhe pse fjala e lirë shpesh iu mohua, disidenti Petro Marko guxoi të shkruante duke ruajtur me fanatizëm dinjitetin e krijuesit dhe të njeriut, pa e ndryshuar dot realitetin e kohës. Sot një pjesë e veprave të tij ende gjenden nën pluhurin e harresës, njëjtë me kohën kur shkrimet e tij ishin të ndaluara.

 

Advertisement

BEHAR GJOKA

STUDIUES/SHKRIMTAR

“Kam në dorë një libër i cili nuk e kuptoj pse është ndaluar. Është kolona me poezi numër 15 e Petro Markos deh është ndaluar në mënyrë të çuditshme. Ky libër ka gjithë dëshminë e poetit që i përkon modelit të internacionalizmit, por ka dhe disa shenja që nuk i ka shpëtuar syrit vigjilent të censurës. Ky libër do thosha është një pasuri e poezisë shqipe dhe nuk ka shkuar te lexuesi.”

 

Advertisement

Gjeniu i heshtur i letrave shqipe, la pas një sërë romanesh e poezish, të cilat pasqyrojnë jo vetëm realitetin e asaj pjese të shkuar të historisë së viteve ku Marko jetoi, por që janë të lidhura ngushtësisht edhe me aktualitetin e sotëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy