Një prej figurave poliedrike, françeskani i Visareve të Kombit, at Donat Kurti u përkujtua në 120 vjetorin e lindjes përmes një konference shkencore. Provinca françeskane të cilës ai i përkiste, në bashkëpunim me universitetin e Shkodrës dhe qendrën e studimeve albanologjike sollën ekspozitën e dorëshkrimeve të mësuesit, mbledhësit të folklorit, publicistit dhe përkthyesit shqiptar.

Doke e Zakone ka një rëndësi për identitetin tonë ndaj veprat e tij dhe françeskanëve shqiptarë duhen studiuar e ristudiuar thonë At Vitor Demaj.

Emri i at Donat Kurtit del në shumë fusha të studimeve albanologjike, në atë gjuhësore, historike, etnologjike dhe kryesisht folkloristike.

Ai u burgos dhe ishte një nga klerikët që u akuzua se futi armët në kishën Françeskane në Shkodër. Mbesa e tij Margerita Toska tregon 17 vitet e ferrit në jetën e klerikut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

At Donat Kurti shquhet për mbledhjen e ciklit të kreshnikëve, në vëllimin visaret e kombit së bashku me at Bernardin Palaj dhe Përrallat Kombëtare.