Pasarelë “mode” me xhubletën në Tuz; vajzat malësore parakalojnë me veshjet tradicionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasarelë “mode” me xhubletën në Tuz; vajzat malësore parakalojnë me veshjet tradicionale

Parku i ri i komunës së Tuzit në Malin e Zi u kthye në një pasarelë të madhe, ku këtë herë nuk ishte në qendër moda dhe tendencat e fundit, por shpalosja e vlerave e traditave të hershme të kombit përmes Xhubletës.

Aktiviteti “Xhubleta, dëshmitare e lashtësisë sonë” bëri bashkë figura të njohura të jetës publike të shqiptarisë, ndërsa vajzat dhe gratë malësore parakaluan me veshjen tradicionale.

 

Komuna shqiptare e Tuzit e ka shpallur vitin 2023 si vitin e xhubletës.

Advertisement

 

Për herë parë, edhe posta e Malit të Zi do të lëshojë në përdorim pullën postare me elemente shqiptare, pikërisht me xhubletën dhe me shënimin “Viti i Xhubletës”.

 

Në fund u nderua me titullin “Qytetar nderi i komunës së Tuzit”, 90-vjeçarja Tole Berishaj, për kontributin e saj të rëndësishëm në ruajtjen e traditës përmes punimit të veshjes kombëtare, Xhubletës.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy