Aktori i mirënjohur Reshat Arbana i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, ka lënë ambientet e spitalit Universitar Nënë Tereza dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.

Gjithashtu mësohet se ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierë të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";