Parku i Butrintit/ Meta konferencë për mediat: Shteti nuk mund të heqë dorë nga çdo përgjegjësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parku i Butrintit/ Meta konferencë për mediat: Shteti nuk mund të heqë dorë nga çdo përgjegjësi

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe menaxhimin e tij.

 

Kreu i Shtetit ka thënë se përgjegjësia e trashëgimisë kulturore, nuk mund të kalojë tek OJF po ngelet përgjegjësi e Shtetit shqiptar.

 

Advertisement

“Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme e regjistruar në listën botërore të UNESCO-s. Sipas konventës së Parisit, përgjegjësia mbi këto objekte nuk mund të kalojë në OJF, por mbetet te shteti. Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administrimi nëpërmjet një fondacioni, duhet të ruante rolin e tij.

Pres i Republikës nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet-privat, aq më pak me FAZH, por është e papranueshme logjika që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shtetit të heqë dorë nga çdo përgjegjësi. Nëse qeveria sot deklaron sot mosgarantimin në perspektivë të vlerave si mund ta garantojë atë me një pjesëmarrje në një fondacion ku rolin dhe vendimmarrjen e ka të kufizuar.

Kjo çështje duhet të marrë kohën e nevojshme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë”. u shpreh Meta gjatë konferencës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy